Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Sollën qytetarë nga Shqipëria që të mbushnin stadiumin në Athinë”, Rama i përgjigjet mediave greke

Shkruar nga Newsbomb
“Sollën qytetarë nga Shqipëria që të mbushnin
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mediave greke, të cilat raportuan se rreth 2 mijë qytetarë erdhën nga Shqipëria për të mbushur stadiumin për takimin e kryeministrit në Athinë.

Ai tha se nuk kanë angazhuar asnjë autobus, teksa u shpreh se nëse do e dinin që do kishin një pjesëmarrje kaq të madhe do të kishin zgjedhur një sallë më të madhe.

“Ne nuk kemi angazhuar asnjë lloj autobusi në kuptimin e angazhimit tonë dhe mbikëqyrjes tonë. Që këtu kanë ardhur njerëz nga shumë vende dhe që gjëja doli jashtë parashikimit… Këto historitë e medias greke janë si historitë e medias shqiptare.

Kemi shumë gjëra, jo në të gjitha gjërat, në shumë gjëra ne jemi më pak të lëndueshëm, më pak emocional, më pak nacionalistë, por në fushën e medias është njësoj. Ju e patë se disa qytetarë ngelën jashtë. Ta kishim ditur do kishim zgjedhur një sallë edhe më të madhe se kjo që kishim”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese