Hapësire reklamuese

Politikë

“Sold Out!” 50 mijë shqipe do të mbushin nesër shkallët e arenës së Dortmundit, Rama s’fsheh krenarinë

Shkruar nga Newsbomb
“Sold Out!” 50 mijë shqipe do të mbushin nesër
Fotoarkiv/ Kryeministri Rama me familjen

Kryeministri Edi Rama mes emocioneve dhe krenarisë ka reaguar në prag të sfidës së Shqipërisë kundër Italisë në Euro 2024, e cila do të luhet nesër mbrëma në Dortmund.

Në rrjetet e tij sociale kryeministri Rama shkruan se 50 mijë shqiptarë do të mbushin shkallët e stadiumit “Signal Iduna Park” dhe muri i verdhë i Borussias do të zëvendësohet nga dallga kuqezi.

Sipas kreut të qeverisë vendi ynë e ka fituar Europianin e saj dhe nuk ka asgjë më për të humbur. Prandaj, cilidoqoftë rezultati i ndeshjes do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, por në kujdesën e 10 milionë shqiptarëve.

“Natyrisht. 50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë????????❤️????

Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve⚽️????????????????????”, shkruan kryeministri Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese