
Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, është surprizuar ditën e sotme nga kolegët e Partisë Socialiste teksa vëzhgonte numërimin e votave të diasporës në Parkun Olimpik.
Agron Gjekmarkaj feston ditën e sotme 51-vjetorin e lindjes ndërsa u duartrokit dhe u urua nga të pranishmit në sallë. Ulsi Manja ishte ai që i bën me shenjë të çohet ndërsa një tortë përfundon në duart e Gjekmarkajt.
Partia Demokratike ka fituar katër mandate në Qarkun e Lezhës ndërsa Partia Socialiste ka arritur të marrë vetëm tre mandate.
Sa i përket rezultatit në të gjithë Shqipërinë, Partia Socialiste ka siguruar mandatin e katër qeverisës me 83 ulëse në Parlament ndërsa Partia Demokratike ka marrë vetëm 50 deputetë.