Partia Socialiste ka rrëzuar me72 vota kundër dy amendamentet e propozuara nga lideri demokrat Sali Berisha.
Amendamenti i parë ishte vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar, por arriti të merrte vetëm 36 vota të opozitës, kundrejt 72 kundër të mazhorancës. Rrëzimi i amendamentit u paralajmëruar gjithashtu edhe nga kreu i komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.
Amendamenti i dytë i rrëzuar nga shumica, kishte të bënte me pezullim të shpenzimeve të luksit të qeverisë deri në rritjen reale të pensioneve.
Sot, Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë për votim nen për nen projekt-buxhetin e vitit 2025, i cili parashikon mbledhjen e 7.5 miliardë eurove në arkën e shtetit. Në këtë seancë, pas 11 muajsh izolim do të rikthehet në Kuvend edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili u lirua nga “arresti shtëpiak”.