Partia Socialistë do të mbledhë këtë të martë Asamblenë Kombëtare. Në fokus të kësaj asambleje do të jetë riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme të pranverës së 2025-ës.
Ashtu si dhe njoftuam më herët mbledhja do të zhvillohet online dhe pritet të nisë në orën 17:00. Do të jetë kryeministri dhe njëherësh kryetari i socialistëve, Edi Rama, ai i cili do të hapë mbledhjen dhe pritet t’ u lërë “porositë” të vetëve.
Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se gjatë punimeve të Asamblesë pritet të miratohet dhe mbajtja e Kongresit të Partisë Socialiste. Paraprakisht thuhet se data e cila është propozuar për thirrjen e Kongresit është 20 korrik.
Sondazh
Poll