Hapësire reklamuese

Politikë

Socialistët e bëjnë rrugë, braktisin mbledhjen e Komisionit Hetimor të TIMS

Shkruar nga Newsbomb

Socialistët e bëjnë rrugë, braktisin mbledhjen e Komisionit

Pas përplasjeve në mbledhjen e Komisionit Hetimor të TIMS, anëtarët e PS kanë ikur nga mbledhja, duke mos votuar planin e propozuar nga ekspertja e tyre. 

Kjo e fundit ka kërkuar kohë, mirëpo kryetari i këtij komisioni, deputeti i PD, Ervin Salianji, ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se duhet merret një vendim. Salianji është shprehur se nuk duhet të mbahet peng i gjithë komisioni dhe publiku.

Vini ju pas një jave dhe thoni kërkoni kohë ne nuk jemi këtu për tu tallur, dhe këtu do lexohen planet siç i keni dhe do marrim vendim. Mirë keq ne nuk e fusim në kalendar grek vetëm për arsye se merreni porosi për tu shtyrë.

Mos e merr fjalën pa e kërkuar se e ka kërkuar tjetri. Lerë atë, hiqe dorën, mos i fusni duart siç i fusni në buxhet se është ves. Ka radhë.

Do lexoni planin që keni propozuar ju, do lexojmë planin nga ekspertet e tjerë, ose merrni mos dakordësitë, ju japim 15 minuta kohë  dhe të marrim vendim ne, se ju mund të mos bini dakord për 100 vjet ne nuk do ta mbajmë peng komisionin dhe publikun për këtë arsye. E di unë ku e ka merakun PS, por ne nuk jemi këtu për tu tallur”, tha Salianji ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese