Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“S’më kërcënon dot ti mua”, Lindita Nikolla përjashton nga Kuvendi Nokën, ndërpritet sërish seanca

Shkruar nga Newsbomb
“S’më kërcënon dot ti mua”, Lindita Nikolla
Foto nga seanca

Me tensione të shumta është duke u zhvilluar seanca plenare në Kuvend, ku “mollë sherri” është bërë kërkesa e Gazment Bardhi për të futur në grupin parlamentar të PD, Sali Berishën.

Kërkesë kjo që që është rrëzuar. Deputeti i PD, Flamur Noka ka bllokuar seancën dhe ka përdorur një gjuhë jo etike dhe kjo ka bërë që Lindita Nikolla ta përjashtojë nga seanca.

"Po më kërcënon, po kërcënon kryetaren e Kuvendit. Turp të kesh, je dhe burrë malësor. S'më kërcënon dot ti mua”, dëgjohet të thotë Nikolla.

Edhe një herë tjetër seanca është ndërprerë duke kërkuar 5 minuta pushim për të sjellë normalizimin në seancë.

E gjithë përplasja ka ndodhur ndërsa ministrja Elisa Spiropali mbante fjalën, teksa i quajti deputetët e opozitës “ushtria e turpit”.

Kjo që po bëni ju, nuk quhet as opozitë dhe kjo ka vetëm një emër utopia. Ushtria e turpit të opozitarëve pa ide dhe pa atdhe. Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren. Po prishni rendin ose ndryshe kalojmë në votim deri sa këta të mësojnë të. Mos bërtit ashtu, se ai që vrau në Elbasan nuk vjen dot se është duke u hetuar”, tha Spiropali ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese