Hapësire reklamuese

Politikë

“S’ke ça i bën vëllait të vogël!” Rama: Ditën kur Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Shkruar nga Newsbomb
“S’ke ça i bën vëllait të vogël!”
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama ka folur për homologun e tij nga Kosova, Albin Kurtin, të cilin e ka konsideruar si një “opozitar profesionist”.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare Albin Kurti nuk përmbushet nga epshi i tij revolucionar dhe shkon e krijon parti në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke theksuar se vetë personalisht nuk e mendon që të përzihet në politikën kosovare, por as në atë të Maqedonisë, Rama ka treguar edhe momentin kur Kurti prezantoi kandidatët e VV-së në Shqipëri.

Rama u shpreh se kur kryeministri i Kosovës erdhi në Tiranë dhe shpalli fushatën kundër qeverisë së tij kanë qenë duke drekuar bashkë.

 “Albini është opozitar profesionist. Pres ditën kur Albini do dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. I vetmi që mund ta rrëzojë Albin Kurti, është vetëm Albin Kurti. Ai nuk përmbushet nga epshi vet revolucionar dhe shkon në Maqedoni, vjen në Shqipëri. Unë s’e imagjinoj dot jo të shkoj të bëj degë në Kosovë, por s’e imagjinoj dot të futem të them atje se çka bën Qeveria për popullin e Kosovës dhe çka nuk bën.

Ditën që Albini ka ardhë me i prezantu kandidatët, ka ngrënë spageti me mua. Dhe do të hajë prapë kur të vijë të prezantoje kandidatët. Mu më thonë shpesh shqiptarët si mund ta trajtosh kështu vëllain e vogël. Vëllai i vogël bën edhe kështu dhe s’ke çka i bën”, deklaroi Rama në një intervistë për median kosovare, Nacionale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese