Hapësire reklamuese

Politikë

Skandali tek Onkologjiku, deputeti PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Shkruar nga Newsbomb
Skandali tek Onkologjiku, deputeti PD kërkon interpelancë me ministren
Agalliu - Koçiu

Pas skandalit që doli në dritë ditën e djeshme te Onkologjiku, ku mjekët bënin pazare me pacientët me kancer, deputeti i PD ka kërkuar interpelancë me ministren e Shëndetësisë.

Bëhet me dije se deputeti i PD, Arbri Agalliu ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësië, Albana Koçiu.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se ka dorëzuar kërkesën për interpelancë dhe se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.

“Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë. Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.

Duhet të qartësohen arsyet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon. Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni”, shkruan Agalliu.

Skandali tek Onkologjiku, deputeti PD kërkon interpelancë me ministren
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese