Skandali që u zbulua pak ditë më parë tek Onkologjiku, ku mjekët bënin pazare me pacientët me kancer, vijon të jetë në qendër të vëmendjes.
Pikërisht pas këtij skandali, kryeministri Edi Rama nesër do të zhvillojë një takim me shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” .
Takimi do të zhvillohet nesër në ambientet e QSUT, ku Rama do të ketë përballë shefat e QSUT, ku do diskutohet për skandalin dhe çështje të tjera.
Sondazh
Poll