Hapësire reklamuese

Politikë

Skandali me mbetjet spitalore, Partia Agrare: Shteti të verifikojë kompanitë që marrin tendera për asgjësimin e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Skandali me mbetjet spitalore, Partia Agrare: Shteti të verifikojë
Agron Duka, kryetar i Partise Agrare Ambientaliste

Partia Agrare Ambientaliste e drejtuar nga Agron Duka, i bën thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të marrin masa për të verifikuar kompanitë që fitojnë tenderat për asgjësimin e mbetjeve spitalore.

Reagimi vjen pas arrestimit të biznesmenit nga Kruja, Ervis Miri, i cili akuzohet se përmes dokumentave të falsifikuara ka marrë pjesë në mbi 200 tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Në bashkëpunim me shtetas të tjerë që administronin kompani, ata kanë fituar një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit, por nuk ka patur teknologjinë e duhur dhe mbetjet s'janë asgjësuar sipas procedurës ligjore.

Partia Agrare Ambientaliste thotë se ngjarja dëshmon gjendjen e rëndë të menaxhimit të mbetjeve spitalore, sepse është e paimagjinueshme që ato të përfundojnë në vendgrumbullimet e mbetjeve urbane.

"Ngjarja dëshmon gjendjen e rëndë të menaxhimit të mbetjeve të tërësi dhe mbetjeve të rrezikshme siptalore në veçanti. Është e paimagjinueshme se si mbetjet e rrezikshme spitalore të përfundojnë në vendgrumbullimet e mbetjeve urbane, ndërsa subjekti paguhej për trajtimin dhe asgjësimin e tyre", thuhet ndër të tjera në reagim.

Deklaratë për shtyp - Partia Agrare Ambientaliste

Mostrajtimi i mbetjeve spitalore, me pasoja të rënda në mjedis! Partia Agrare Ambientaliste ka ndjekur me vëmendje një ngjarje të ditëve të fundit, që lidhet me menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Me shkas nga një denoncim i emisionit investigativ STOP, prokuroria lëshoi urdhër arresti për një sipërmarrës në Kurbin, në menaxhimin e mbetjeve dhe masa të tjera për një dyzinë bashkëpunëtorësh të tij dhe inspektorë të mjedisit. Sipërmarrësi nuk kishte paisjet e duhura, por falsifikonte dokumentat dhe fitonte tendera, rreth 200 të tillë, në të gjithë vendin.

Ngjarja dëshmon gjendjen e rëndë të menaxhimit të mbetjeve të tërësi dhe mbetjeve të rrezikshme siptalore në veçanti.

Është e paimagjinueshme se si mbetjet e rrezikshme spitalore të përfundojnë në vendgrumbullimet e mbetjeve urbane, ndërsa subjekti paguhej për trajtimin dhe asgjësimin e tyre.

Nga sa publikonte programi investigativ, edhe pasi ishte zbuluar se subjekti nuk i kishte paisjet për asgjësimin e mbetjeve, sërish kishte marrë vetëm masën e pezullimit të përkohshëm të lejes, dhe i lë kohë që të blejë paisjet e duhuara. Ndërkohë që duhej të reagonte edhe më me ashpërsi, si në masa administrative, të revokimit të lejes, ashtu dhe të denoncimit në organet ligjzbatuese për falsifikimet që kishte kryer për vite me radhë.

Të shqetësuar për situatën e menaxhimit të mbetjeve dhe veçanërisht atyre spitalore, PAA i bën thirrje Ministrisë së Mjedisit që të marrë të gjitha masat dhe e të verifikojë me rreptësi plotësimin e kushteve nga kompanitë që menaxhojnë mbetjet spitalore.

Neglizhenca apo korrupsioni, në zbatimin e ligjit në fushën e mjedisit ka pasoja shumë të rënda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese