Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“S’ka më fatura afrofe!”, ministrja Balluku paralajmëron: Leximi i energjisë do të kryhet brenda muajit

Shkruar nga Newsbomb
“S’ka më fatura afrofe!”, ministrja Balluku
Zv.kryeministrja Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi në një intervistë në “Top Story” se ulja e çmimit të energjisë do të zbatohet vetëm për konsumatorët familjarë, duke përjashtuar bizneset nga kjo masë lehtësuese.

Duke u ndalur te faturat afrofe, Balluku nënvizoi se kjo praktikë do të marrë fund, ndërsa procesi i leximit të energjisë do të realizohet brenda muajit.

“I gjithë ky proces kërkon nga OSHEE që të sigurojë një lexim të detajuar të matësave dhe të eliminojë faturat afrofe. Operatorët janë përgatitur për këtë detyrë dhe do të ketë një thirrje për plotësimin e disa pozicioneve për lexuesit e matësave në mbarë vendin. Faturimi duhet të kryhet brenda 30 apo 31 ditëve, varësisht nga muaji,” tha ajo.

Balluku shtoi se përveç zgjidhjes së problematikave në mënyrë fizike, qeveria po përgatitet edhe për përmirësime teknologjike. “Prej gjashtë muajsh kemi hapur një procedurë për vendosjen e matësave inteligjentë, që do të lehtësojnë më tej procesin,” përfundoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese