
Kryetari i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar për herë të parë, pas përfundimit të numërimit të votave dhe nga Diaspora, ku siguroi gjithashtu karrigen e Kuvendit të Shqipërisë.
Në fakt, Lapaj nuk e ka zgjatur shumë, pasi e ka shoqëruar me një strofë nga poezia e shkrimtarit francez, Viktor Hygo.
“Të dua Shqipëri! 1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi; I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë; E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!”, shkruan Lapaj në Facebook.
Kujtojmë se më parë Lapaj ka thënë se do ta lërë vendin e tij për dikë tjetër, por ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për këtë çështje. Sakaq, Lapaj me koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet mori vetëm 1 deputet nga zgjedhjet e 11 majit.