Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Si "nuk e panë të arsyeshëm" gjyqtarët e Apelit vendimin e Gjykatës së Lartë: Denoncimi publik nuk është kallëzim i rremë!

Shkruar nga Newsbomb
Si "nuk e panë të arsyeshëm" gjyqtarët e Apelit
Ilustrim: Gjykata e Larte - Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kaluar orët e para në qeli, prej mbrëmjes së të premtes kur u shoqërua drejt Burgut të Fierit për të vuajtur dënimin me 1 vit burg, të dhënë dy ditë më parë nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Ai u shpall fajtor për kallëzim të rremë publik.

Një vepër penale që nuk gjen bazë ligjore dhe aq më tepër kur ka një vendim të Gjykatës së Lartë, të më pak se tre muajve më parë, e cila është shprehur qartë se "denoncimi publik nuk është kallëzim i rremë".

Edhe përse vendimet e Gjykatës së Lartë janë përfundimtare dhe mund të konsultohen nga gjyqtarët e shkallëve të tjera të drejtësisë kur kanë raste të ngjashme, tre gjyqtarët e Apelit nuk e panë të arsyeshme të shihnin çështjen nr.70003-00305-00-2024.

Në arsyetimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, në Rrethanat e çështjes pika 51, 56, 58 dhe 59 thuhet se denoncimi publik nuk është kallëzim i rremë.

Ajo bën fjalë për rastin e aktivistit dhe opinionistit Dritan Goxhaj, të cilin Prokuroria e Tiranës e çoi në burg dhe u frenua vetëm një hap larg ekstradimit, kur Gjykata e Lartë mori në dorë dosjen dhe Kolegji u shpreh qartë se deklarimet e tij publike në media për gjyqin e UÇK në Hagë nuk përbënin kallëzim të rremë.

"Kolegji vlerëson se, vlerësimi i fjalës së shkruar si të mjaftueshme për tu konsideruar inkriminuese ndaj një shtetasi, nuk është karakteristikë e një shoqërie demokratike dhe përgjithësisht bie ndesh me të drejtat themelore të një shtetasi dhe nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)", thuhej ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Lartë, për rastin Goxhaj.

Mirëpo, tre gjyqtarët e Apelit Gent Shala, Iliba Bezati dhe Elona Toro nuk e panë parë të arsyeshme të konsultoheshin me këtë vendim të Gjykatës së Lartë si organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri, por për deklarimet e tij publike e dënuan Ervin Salianjin me 1 vit burg.

Vendimi për lirimin e menjëhershëm të Dritan Goxhaj është dhënë më 9 Korrik 2024, pra më pak se tre muaj nga gjyqi në Apelin e Tiranës kundër Ervin Salianjit dhe duket se është në shkelje të praktikave gjyqësore, ashtu siç pretendojnë dhe në Partinë Demokratike.

Politikani demokrat rezulton se nuk ka bërë asnjë kallëzim penal për rastin "Babale", por disa denoncime të njëpasnjëshme nga selia e Partisë Demokratike, parti ku ai aderon prej vitesh, ndaj dhe sipas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, denoncimi publik nuk përben kallëzim të rremë.

Me interes pritet se çfarë do të vendos ky institucion pas disa ditësh, kur Ervin Salianji ta dërgojë çështjen e tij në Gjykatën e Lartë, ashtu siç është shprehur, kur tashmë një vendim ekziston dhe ai thotë se dënimi i personave publikë për denoncime publike nuk duhet të ndodhë.  

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Lajmet e fundit

Zbulo më shumë artikuj

Hapësire reklamuese

op
ed