Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Si e drejton partinë Ilir Meta nga burgu? Tedi Blushi: Flasim çdo ditë në telefon

Shkruar nga Newsbomb
Si e drejton partinë Ilir Meta nga burgu? Tedi Blushi: Flasim çdo
Foto arkivë: Ilir Meta dhe Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shuar kureshtjen dhe pyetjen e logjikshme të bërë së fundmi, “si e drejton partinë nga burgu Ilir Meta?”

Bulshi shprehet se bisedon çdo ditë me kreun e burgosur të PL, Ilir Meta. Por ai e mohon se Meta ka një celular dhe se bisedat i bëjnë nga një kabinë telefonike që ndodhet brenda ambienteve të sigurisë.

“Nuk mund të pritet drejtësi nga një strukturë e vendosur në krah të Ramës dhe që garanton siguri për korrupsionin qeveritar. SPAK, kobure në dorën e Ramës për të vrarë opozitarizmin. Nuk është rastësi që dy drejtuesit e opozitës kanë qenë më masa të paligjshme izolimi.

Dhe kjo thjesht në axhendën politike të Edi Ramës. Unë kam komunikim të përditshëm me Ilir Metën dhe për shkak të funksionit, komunikimi është i pashmangshëm. Bisedat janë telefonike dhe nëpërmjet mesazheve të shkruara. Ky ka qenë qëllimi i izolimit që të mos komunikojë me drejtuesit e partisë dhe anëtarët. Nuk ka aparat celular, merr nga një kabinë telefonike”, - tha Blushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese