
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për "përplasjet" e tij me Lulzim Bashës përmes videove ironizuese në rrjete sociale.
Rama tha gjatë një takimi në Lezhë se nuk po tallet me Lulzim Bashën, ndërsa shtoi se nuk ka mënyrë tjetër për tu përgjigjur kur ish-kreu i PD-së i drejtohet me thirrje të tilla si "O Rameeee".
“Unë nuk tallem me Lulin. Si ta bësh ndryshe? T’i thuash seriozisht ‘zoti Basha, ne kemi dy platforma të ndryshme’? Po çfarë t’i thuash atij, kur më thërret ‘O Rameee!’? Është sikur kërkon ndihmë, sikur e ka marrë malli, sikur ka një hall… si dikush që kërkon banjën.”-tha Rama me ironi.
Kryeministri u shpreh se Basha mbetet kandidati më i mirë që ka pasur opozita, duke theksuar se PD nuk do të arrijë më rezultatin që arriti në zgjedhjet e 2021.
“Dhe Luli është më i miri i tyre. Si ai nuk kanë pasur dhe s’kanë për të pasur. Rezultatin me të nuk e arrijnë më.”-u shpreh Rama.