Hapësire reklamuese

Politikë

"Shurdhë e qorra që vetëm recitojnë", Rama: Lista e kandidatëve të PD është bërë për të qenë në opozitë

Shkruar nga Newsbomb
"Shurdhë e qorra që vetëm recitojnë", Rama: Lista
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga takimi me strukturat e PS në Fier listën e kandidatëve për deputetë të opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kreu i qeverisë Rama i ka quajtur një tufë shurdhësh dhe qorrash të cilët vetëm recitojnë. Sipas tij, lista kundërshtarëve është një listë për të qenë në opozitë.

“Në një kuptim po të shikosh listën e kënetës, është listë për në opozitë, është bërë me një tufë qorrash, shurdhësh, kuak kuak në opozitë, as shohin as dëgjojnë dhe as recitojnë. Është bërë gati për të qenë në opzotë, për të dalë në 12 maj e për të thënë na i morën zgjedhjet, na i vodhën.”-tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese