
Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua këtë të enjte jashtë ambienteve të Kuvendit. Gazetares së Euronews i është dashur të përballet me një situatë aspak normale ku deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, “i bezdisur” nga pyetja që Eksiola Shehu i drejtoi e shtyu me forcë këtë të fundit.
Kjo ngjarja ka sjellë dhe debate të forta në sallën e Kuvendit ku kanë qenë dy deputetet demokrate të cilat kanë ngritur zërin dhe kanë kërkuar masë disiplinore për deputetin Majko.
Gjatë fjalës së saj, deputetja Ina Zhupa, përveç masës disiplinore për deputetin socialist i këkoi kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit , që të risjellin në vëmendje rezolutën për të mbrojtur gazetaret.
Pjesë nga diskutimi në Kuvend:
Tabaku: Ka një sërë gazetarësh që ndjekin parlamentin që i bëjnë pyetje deputetëve që janë gazetarë terreni, rrinë gjith ditën atje. Por aktet për shtyrje për intimidim të gazetarëve, jashtë sallës së këtij parlamenti një deputet ka shtyrë një gazetare e cila është shtatzënë. Mund të bëni çdo gjë në partinë tuaj, por të paktën me gazetarët këto akte nuk besoj që i shkojnë këtij aprlamenti.
Spiropali: Nuk jam në dijeni për ccgfarë po flisni, as të incidentit.
Zhupa: Meqënëse nuk jeni në dijeni se çcfarë ka ndodhur po ju them se Eksiola Shehu e cila është e shtatzënë është shtyrë nga Pandeli Majko dhe kjo është një sjellje e papranueshme për të cilën ky kuvend ka refuzuar në kohën e Nikollës që të pranonte të bënte një rezolutë për gratë gazetare. E duke qenë se u shtuan rastet me të cilat dhunohen pikërisht gazetaret femra, sepse pikërisht ato janë më të brishta dhe në sytë e një mazhorance kërkoj dhe njëherë të sillet në vëmendje rezoluta për të mbrojtur gratë gazetare dhe ky kuvend të distancohet dhe të kërkoni masë për deputetin.