
Seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit është shtyrë sërish me kërkesë të ekpertëve financiarë, të cilët kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar aktin e ekspertimit ekonomiko-financiar.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se duke qensë se akti i ekpertimit është vuliminoz dhe fakti që është përpiluar nga 5 ekspertë, kur ka kaluar një kohë relativisht e gjatë, çmon si të rëndësishme për të shtyrë seancën e sotme, që t’ju lërë ekspertëve kohën e nevojshme për t’u konsultuar me shënimet dhe dokumentet e tjera.
“Gjykata çmon se për shkak se akti i ekspertimit është voluminoz dhe fakti që është përpiluar nga 5 ekspertë si dhe kohën e gjatë që ka kaluar që ne 2008, u lë kohën ekspertëve që të konsultohen për shënimet dhe dokumentet e tjera.
Gjykata vendosi që të procedojë me depozitimin e pyetjeve me shkrim nga palët dhe pastaj me paraqitjen e tyre po me shkrim pas konduktimit, ne kushtet kur kemi të bëjmë me grup ekspertësh, pasi përgjigja kërkon një konsultim të përbashkët me grupin e ekspertëve.
Sa më sipër, gjykata vendosi qe të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën në një datë tjetër për t’i dhënë mundësi palëve dhe ekspertëve. Ftohen palët të paraqesin pyetjet me shkrim”,- thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
Për ish- ministrin Fatmir Mediu në një pronocim për media shprehet se shtyrja e seancës po ndodh për të disatën herë dhe po kërkohet që të minohet e vërteta. Sipas tij, gjykata nuk ka interes për të vërtetën, pasi mënyra se si po shqyrtohet çështja dhe gjykohet procesi vërteton se asgjë nuk po bëhet për të zbuluar të vërtetën por në dëm të saj.
Gjithasht, Mediu ka kërkuar që të bëhet një akt i ri ekpertimi që të përcaktohet saktësisht dëmi ekonomik që ministri në atë kohë ka shkaktuar.
“Unë jam këtu për të vërtetën, dhe nuk dua të bëj manovra politike apo juridike. Ajo që shikoj unë është se nuk ka interes për të vërtetën për mënyrën se si shqyrtohet çështja apo gjykohet procesi. Dhe kjo është e disata herë që po ndodh. Le të bëjnë një akt ekspertim të ri dhe le të gjykojnë çfarë dëmi ekonomik ka shkaktuar ministri”,- tha Mediu.
Gjatë paradites së sotme, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Në këtë seancë ishin të pranishëm për të dhënë sqarime mbi aktin e ekpertimit ekonomiko-financiar pesë ekspertë. Ekspertët e thirrur janë Bexhed Zeqiri, Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif Çela dhe Mondi Hoxha.