Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shtyhet sërish gjyqi për “Babalen”, Salianji në Kuvend, avokati s’paraqitet në seancë

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet sërish gjyqi për “Babalen”, Salianji në
Politikani demokrat Ervin Salianji

Është shtyrë për të disatën herë seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili akuzohet për “shpifje”  lidhur me çështjen “Babale”.

Bëhet me dije se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit të Salianjit, i cili ka pasur probleme shëndetësore. Seanca e radhës do të mbahet më 28 qershor.

Avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha, deklaroi se mungesat janë të qëllimshme dhe kërkoi t’i jepet fund kësaj situate komike duke mbajtur seancën për dhënien e vendimit final.

As Ervin Salianji nuk ka qenë i pranishëm në seancë, pas ndodhet në seancën plenare.

Vite më parë, Salianji denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt,  Agron Xhafaj, i cili rezultoi i dënuar me 7 vite në Itali dhe prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri.

Gjatë asaj kohe, gazetari Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brëndshëm. Pas publikimit të këtij rasti u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt, vëllait të Fatmirit ku Salianji akuzohet për “shpifje”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese