Hapësire reklamuese

Politikë

"Është prodhim vendas", Spiropali për reportazhin e Rai3: Ahmetaj s’është më pjesë e jona

Shkruar nga Newsbomb
"Është prodhim vendas", Spiropali për reportazhin e
Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali ka folur në lidhje me reportazhin e Rai3 dhe akuzat që binin mbi qeverinë dhe Shqipërinë.

Spiropali e ka quajtur reportazhin e “Rai3”, një prodhim vendas, teka tha se disa kënaqen për mënyrën sesi hedhin baltë mbi Shqipërinë.

E pyetur në lidhje me deklaratën e ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili thoshte se Rama është takuar me kriminelë, Spiropali tha se ai është një person në kërkim nga drejtësia.

“Sqarimi është dhënë i gjatë, shterues, të gjitha përgjigjet janë aty të cilat nuk ngrihen për herë të parë, ai material është përkthyer, është një prodhim vendas i dalë prej këtu dhe thjesht po kënaqen me dëgjimin e të njëjtave gënjeshtrave, baltë mbi Shqipërinë të cilën janë mësuar të prodhojnë, këtë dinë të bëjnë, investigimi është prodhim vendas, mund ta marrësh me radhë janë aty ato që jemi mësuar të dëgjojmë, sa vetë gazetari tha nuk është akuzë publike, ka akuza, në kurriz të Shqipërisë.

Nuk do të ishte njerëzore, por zoti Ahmetaj është sot një i kërkuar nga drejtësia, nuk është në qeveri dhe arsyet e tij burojnë nga personalja, e kuptoj por të marrësh deklaratat e tij në hall dhe t’i paraqesësh aty si fakte, akuzatori nuk ka rëndësi ajo që i bashkon është fakti që kanë punë me drejtësinë, ose janë përballë ose të ikur. Sot kemi një ish kryeministër që ëshë në akuzë publike, sulmon organet e drejtësisë, i cili është burimi kryesor i akuzave dhe gënjeshtrave, kampion botëror i gënjeshtrës dhe trillimeve, atë punë ka bërë dhe di të bëjë, vesi del me shpirtin”, tha Spiropali ndër të tjera në “Top Story” në Top Channel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese