
Kryeministri Edi Rama theksoi dhe një herë deklaratën e tij se BE ka hapur derën dhe se kjo është një mundësi historike.
Duke folur në konferencën për mediat me shefin e Këshillit Europian, Antonio Costa, kryeministri Rama tha se asnjëherë nuk ka humbur besimin te "historia e dashurisë" mes Shqipërisë dhe BE-së.
"Po them që jo vetëm që i qëndroj asaj që kam thënë, na është dhënë mundësia historike. BE ka hapur derën, nëse bëjmë atë që janë të shkruara në planin me KE, deri në fund të 2027. Ne kemi vënë 2030, se mund të ketë procese që mund të marrin momente. Ne kemi në mes të Europës, nga popujt më të vjetër këtu. Ne duam ta mbyllim këtë proces.
Unë personalisht nuk e kam humbur besimin se kjo është një histori dashurie deri kur ana tjetër ta ndjejë nevojën për ty, ti duhet të mos dorëzohesh. Tani dritarja është hapur, çarçafi është hapur, ne të dashuruarit duhet të ngjitemi me shpejtësine e nevojshme.", tha Rama.