Hapësire reklamuese

Politikë

Shqiptarët nëpër botë “të etur” për të votuar në zgjedhjet e majit, mijëra aplikime në më pak se dy ditë

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët nëpër botë “të etur” për
Foto ilustruese

Emigrantët “të etur” për të votuar në atdheun e tyre nuk kanë humbur kohë të regjistrohen në platformën online e cila ka hapur shërbimin që prej ditës së shtunë.

Deri më tani numërohen mbi 5000 aplikime të cilët kanë shprehur interesin për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Referuar të dhënave të bëra publike nga vetë KQZ, shqiptarët e Italisë janë ata të cilët kanë shprehur interes më të lartë sa i përket zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Më tej i ndjekin ata të Gjermanisë, Greqisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe ata të Britanisë së Madhe.

Nga një këndvështrim i shkurtër emigrantët të cilët kërkojnë të bëhen pjesë e zgjedhjeve në Shqipëri i përkasin moshave nga 26 deri në 35 vjeç.

Vota e emigrantëve po “lakmohet” nga të dyja kahet politike. Si socialistët po ashtu dhe demokratët kanë shprehur një interes të lartë me qëllim për të fituar besimin dhe votën e sa më shumë shqiptarëve të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, por dhe ai i demokratëve, Sali Berisha i kanë pasur “urdhrat” e prera për të “vetët”. Ata i kanë shpërndarë deputetët në vende të ndryshme ku ka shqiptare dhe u kanë kërkuar atyre që të zhvillojnë sa më shumë takime me emigrantët dhe t’i shpalosin planet dhe objektivat që partitë e tyre kanë në programin e tyre elektoral.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese