
Foto e postuar nga Edi Rama
Kryeministri Edi Rama do të shpallë këtë të mërkurë fitoren madhështore të korrur në zgjedhjet e 11 Majit.
Kryetari i Partisë Socialiste ka bërë me dije se në orën 19:00 të gjithë do të mblidhen në “Sheshin Skëndërbej” për të festuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare ku socialistët arritën që të merrnin 83 mandate.
“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka siguruar deri tani 83 mandate, ndërsa procesi i numërimit për votën e Diasporës nuk ka përfunduar ende.
Sondazh
Poll