Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Shqipëria, vendi pritës i Kongresit Botëror të Ligjit në 2027”, Rama ikën në Spanjë: Mundësi për t’i treguar botës përparimet në demokraci

Shkruar nga Newsbomb
“Shqipëria, vendi pritës i Kongresit Botëror të Ligjit
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin se vendi ynë është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027.

Përmes një video-mesazhi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka bërë me dije se është nisur drejt Madridit për të qenë prezent në njoftimin publik për përzgjedhjen e kandidaturës së Shqipërisë, ku do të pritet nga Mbreti Felipe VI i Spanjës.

Kreu i qeverisë tha se procesi ka qenë i ngushtë dhe konkurrues, teksa lexoi edhe një letër që ka marrë nga presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve, Javier Cremades. Rama u shpreh se kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha në demokraci.

Përzgjedhja e Tiranës për të pritur Kongresin Botëror i Ligjit në 2027, Rama e konsideron si një trofe për Shqipërinë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë Reformës në Drejtësi.

Edi Rama: Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratik nga kontinentet e ndryshme. Kështu shkruhet në letrën e presidentit të shoqatës botërore të turistëve, Javier Cremades, profesor i të Drejtës Kushtetuese dhe avokat me prestigj të madh. 

Duke zgjedhur Shqipërinë si vendin pritës të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njohë demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin ligjit si garanci për dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin për qytetarët e saj, vijon ai. 

Kongresi do jetë mundësi e shkëlqyer e vendit tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë dhe respektin ndaj sundimit të ligjit.

Për pak ne nisemi në Madrid për njoftimin publik për përzgjedhjen e kandidaturës së Shqipërisë për të mirëpritur Kongresin Botëror të Ligjit. Në këtë kongres prezantohet edhe çmim, çmimi i Paqes dhe Lirisë Botërore, që konsiderohet nga shumë si çmimi Nobel në Ligj. Nga figurat e rëndësishme botërore, ky çmim është marrë prej ëinston Churchill, Nelson Mandela dhe Mbreti Felipie VI i Spanjes, i cili na ka futar edhe në një audiencë.

Pra, Shqipëria 2027 do jetë vendi i samitit të NATO-s, i Europianit të Futbollit për të rinjtë dhe tani edhe i Kongresit Botëror të Ligjit. Ç’të them? Kush i imagjinonte këto deri sa vite më parë? Lum si ne thuaj që kemi këto ‘kuak kuak’ se do na kishin marrë më sysh disa herë. 

Kongresi është edhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës së drejtësisë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese