Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shqipëria strehë për palestinezët e zhvendosur nga Gaza? Edi Rama i kthen përgjigje Donald Trump: Jo për aq kohë sa unë jam kryeministër!

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria strehë për palestinezët e zhvendosur nga Gaza? Edi
Edi Rama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ditë më parë nuk e përjashtoi Shqipërinë si një nga vendet ku mund të zhvendosen palestinezët nga Gaza.

Gjatë një konference për gazetarë Trumpit iu drejtua pyetja: “A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit, si Shqipëria apo Indonezia?"

Përgjigja e Donald Trump ishte mëse e qartë duke u përgjigjur pozitivisht: “Po, sigurisht. Dhe kemi vende të tjera që duan të përfshihen. Kemi shumë njerëz që duan të përfshihen. Ekziston një ndjenjë e madhe dëshire për të ndihmuar palestinezët”.

Lidhur me këtë deklaratë të presidentit ka reaguar për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Rama bëri me dije se deri më tani nuk është kontaktuar nga qeveria amerikane, teksa theksoi me vendosmëri që për sa kohë që ai të jetë kryeministër vendi ynë nuk do të pranojë palestinezë.

“Nuk jam kontaktuar nga qeveria amerikane. Por për aq kohë sa do të jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë”, tha Rama.

Më herët kjo deklaratë e presidentit Trump u komentua edhe nga kreu i opozitës, Sali Berisha.  Kryedemokrati u shpreh se vendi ynë nuk ka asnjë lloj infrastrukturë për t’i pritur, duke shtuar se është në një “qerthull” dhe se nuk jep garanci për jetët e njerëzve.

“Shqipëria nuk ka asnjë lloj infrastrukture që mund të pres, është futur në një qerthull tani. Shqipëria është vend trafiku nuk plotëson asnjë kusht, nuk jep garanci për jetët njerëzore”, tha Berisha ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese