
Shqipëria do të marrë pjesë në një prej panaireve më gjigande në botë përsa i përket fushës së turizmit. Bëhet fjalë për FITUR Madrid, një panair që synon promovimin e vlerave turistike vendase në tregun botëror, kryesisht atë spanjoll e latin.
“MIRËMËNGJES dhe me prezantimin e Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Përmes sloganit “Albania All Senses”, Shqipëria prezanton potencialet e saj nën qasjen e praktikave të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit.
Ky panair është i rëndësishëm për tërheqjen e vizitorëve nga Spanja dhe tregjet e Amerikës Latine, ndërsa marrin pjesë mbi 9000 ekspozues.
Panairi do të fillojë nga data 22 deri në datën 26 janar, teksa stenda e Shqipërisë do të jetë prezente si një qendër e hapur për provomive, diskutime e prezantime të përvojave të ndryshme turistike, të cilët do të mundësohen nga inteligjenca artificiale, aplikacioni të Udhëtimeve TEA dhe përvojave gastronomike.