Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Rumaninë për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Rumaninë për
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rumaninë për njohjen e sigurimeve shoqërore ndërsjelltazi në të dy vendet.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme, që gjatë ditës së sotme, ministri Igli Hasani ka nënshkruar një marrëveshje me ministren e Punëve dhe Mbrojtjes Sociale në Rumani, Simona Brucura Oprescu, e cila do t’i shërbejë qytetarëve të dy vendeve.

Në kuadër të vizitës së tij dyditore në Rumani, Ministri Hasani dhe Ministrja për Punën dhe Mbrojtjes Sociale, Oprescu, nënshkruan “Marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore”. 

Kjo marrëveshje do të garantojë qytetarët e të dyja vendeve të përfitojnë nga kontributet e tyre dhe të marrin pensionet. 700 qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Rumani përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Rumania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e parezervë e procesit tonë të integrimit në BE, jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike, duke përcjellë përvojën rumune.

Plani i Veprimit për Bashkëpunimin për dy vitet e ardhshme parashikon Integrimin Evropian si një nga fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh”,- tha minstri i Jashtëm, Igli Hasani.

Ministri Hasani u ndal edhe në rolin e komunitetit shqiptar në Rumani dhe minoritetin rumun që jeton në vendin tonë, si dy elementë të rëndësishëm që zënë një vend të veçantë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministri Hasani dhe homologia rumune Odobescu nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e trajnimeve diplomatike. Në të njëjtën kohë, po punohet për të finalizuar marrëveshjet në fushën e arsimit dhe kulturës, ndërkohë që mes dy vendeve është rritur ndjeshëm numri i turistëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese