Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shqipëria mikpritëse e Komunitetit Politik Europian në 2025, Rama ndan fotot nga takimi në Hungari

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria mikpritëse e Komunitetit Politik Europian në 2025, Rama
Edi Rama-Giorgia Meloni gjate takimit ne Hungari

Kreu i qeverisë shqiptare ka nisur mëngjesin e kësaj të premte me publikimin e disa fotove nga takimi i zhvilluar një ditë më parë, në Budapest të Hungarisë, ku mori pjesë në takimin e pestë të Komunitetit Politik Europian.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Edi Rama përpos fotove ka theksuar se dita e djeshme ishte një tjetër ditë domethënëse për vendin tonë në arenën ndërkombëtare, pasi në gjysmën e parë të vitit 2025 Shqipëria do të jetë mikpritëse e Komunitetit Politik Europian.

 “Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Ndërkohë, në fotot e postuara nga kryeministri vëmë re se ai është takuar me disa prej udhëheqësve të vendeve të tjera. Ai është fotografuar krah presidentit francez, Emmanuel Macron, presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, kryeministrit polak, Donald Tusk.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese