Hapësire reklamuese

Politikë

Shqipëria merr pjesë në "Fitur 2025", Mirela Kumbaro takon përfaqëues mbarë botërorë të Organizatës së Turizmit

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria merr pjesë në "Fitur 2025", Mirela Kumbaro
Mirela Kumbaro dhe Zurab Pololikashvili

Përmes agjendës së organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit,"Fitur 2025" në Madrid, e konceptuar si një buqetë e ndjesive dhe përvojave që vendi ynë ofron.

Ministrja Kumbaro, para nisjes së panairit është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili në 50-vjetorin e krijimit të kësaj organizate.

Ajo shprehet se Shqipëria vijon të jetë në krye të Barometrit të Turizmit për rritjen e flukseve ndërkombëtare dhe të ardhurave nga turizmi.

 “Shqipëria vijon të jetë në krye të Barometrit të Turizmit për rritjen e qenësishme të fluskeve ndërkombëtare  dhe të ardhurave nga turizmi, teksa Organizata Botërore e Turizmit kremton këto ditë jubileun e 50-vjetorit të krijimit ku vendi ynë është anëtar me të drejta të plota dhe një aktor i rëndësishëm në Europën Juglindore 

Me UNWTO kemi bashkëorganizuar në Tiranë takimin e 70-të të Komisionit për Europën, kemi botuar guidën e parë të investimeve në turizëm në Shqipëri  dhe do të jemi sërish me një program të përbashkët në Panairin ITB të Berlinit, teksa shumë punë të mira na presin duke nisur nga Akademia e UN Tourism të cilën synojmë ta hapim në Tiranë si një qendër formimi për profesionistët e turizmit jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Ballkanin”, u shpreh ministrja Kumbaro. 

Gjithashtu, viti që lamë pas shënoi rritje nga tregjet e Amerikës Latine ndërsa vizitorët spanjollë arritën shifrën e 109 mijë vizitorëve. Ndër të tjera Kumbaro, pritet që të takohet dhe me ministrin spanjoll të turizmit, Jordi Heteu.

Shqipëria prezanton potencialet e saj nën qasjen e praktikave të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit, përmes sloganit "Albania All Senses".

"Prezantojmë Shqipërinë turistike në panairin gjigant të turizmit global në Madrid, tashmë një traditë por çdo herë me një imazh të ri, emocione e përvoja të reja që vendi ynë me natyrë të egër, por me shpirt mikpritës ofron", shprehet ministrja në spotin prezantues të Shqipërisë në rrjetet sociale.

Gjatë ditëve të panairit “Fitur”, nga 22-26 janar stenda e Shqipërisë do të kthehet në një qendër hapësirash diskutimi, prezantimeve të përvojave turistike përmes inteligjencës artificiale, aplikacionit të Udhëtimeve TEA dhe përvojave gastronomike.

Ky panair është i rëndësishëm për tërheqjen e vizitorëve nga Spanja dhe tregjet e Amerikës Latine, ndërsa marrin pjesë mbi 9000 ekspozues.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese