
Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij sulmoi drejtësinë. Demokrati i cilëson sulmet e Ramës si një përpjekje për të penguar drejtësinë, pasi ndihet i frikësuar për fatin e tij.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Basha i kujtuar kryeministrit se nuk u shqetësua aspak kur burgosi qytetarët për fatura të papaguara apo të cilët mbronin shtëpitë e tyre. Ndërsa sipas Bashës, kryeministri i fikësohet drejtësisë pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, pasi ky i fundit mund ta marrë pas vetes.
Basha thekson se sulmet ndaj SPAK janë prova se Rama nuk mund të qëndrojë më në pushtet, pasi sipas demokratit, Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe interesat e familjarëve.
Postimi i plotë i Bashës:
Edi Rama nuk u shqetësua kur burgosi burra, gra e fëmijë vetëm se s’paguanin dot faturën e dritave apo mbronin shtëpitë e tyre, të cilat ua shembi në mënyrë të paligjshme për të ndërtuar kulla korrupsioni.
Sot, i trembur se Erion Veliaj do ta marrë pas vetes për çfarë kanë bërë bashkë me bankomatin e tyre, siç e konsiderojnë ata Bashkinë e Tiranës, bën si i përdëllyer për burgosjen e tij.
Sulmet ndaj SPAK dhe mbrojtja e korrupsionit janë prova kokëforta se Edi Rama nuk mund të qëndrojë më në pushtet. Shqipëria meriton një qeveri që lufton korrupsionin dhe mbron interesat e familjeve shqiptare.