Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Shqipëria më e varfëra në rajon”, Lulzim Basha: Mos pranoni të trajtoheni si dele, më 11 maj keni në dorë ndryshimin

Shkruar nga Newsbomb
“Shqipëria më e varfëra në rajon”, Lulzim Basha:
Lulzim Basha

Lideri i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka shkruar se Shqipëria po përballet me cilësinë më të ulët të jetesës.

Politikani i bën thirrje shqiptarëve që votën e 11 majit, ta përdorin për të ndryshuar shëndetësisë e shtrenjtë, pensionet dhe pagat e ulëta si dhe çmimet e larta. Sipas Bashës, qeveria nuk është e shqetësuar për hallet e popullit, por paratë e tyre shërbejnë për të kënaqur klientët e qeverisë.

Shqipëria është ndër vendet me çmimet më të larta të ushqimeve dhe shërbimeve, qytetarët tanë paguajnë më shumë para nga xhepi për shërbim shëndetësor dhe ilaçe, kanë taksat më të larta dhe pagat e pensionet më të ulëta.

Qeveria nuk është e shqetësuar për hallet e qytetarëve, por pasuritë e shqiptarëve i përdor si pronë private për përfitime të klientëve të saj. A do të pranojnë më shqiptarët të trajtohen si dele nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, të cilët, sipas Bankës Botërore, e kanë lënë Shqipërinë me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon?

Më 11 maj, ju e keni në dorë ndryshimin, për të lënë pas një qeveri që punon vetëm për vete dhe për të zgjedhur një ofertë programore të mirëstudiuar, që e vendos potencialin e vendit në shërbim të çdo shqiptari. Vota juaj më 11 maj është fuqia juaj për të ndërtuar një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë,” shkruan Lulzim Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese