Hapësire reklamuese

Politikë

Shqipëria 15 vjet në NATO, Hasani: Një rrugëtim angazhimi, solidariteti dhe mbrojtje kolektive

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria 15 vjet në NATO, Hasani: Një rrugëtim angazhimi,
Igli Hasani

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka përshëndetur 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përmes një postimi në rrjetet sociale Hasani e përshkruan rrugëtimin gjatë këtyre 15 viteve një rrugëtim angazhimi, solidariteti dhe mbrojtje kolektive.

Ai thekson se vendi ynë do vijojë të qëndrojë në krah të aleatëve për të mbështetur paqen dhe vlerat e përbashkëta.

“Pesëmbëdhjetë vjet në NATO: Një rrugëtim angazhimi, solidariteti dhe mbrojtjeje kolektive. Shqipëria mbetet një kontribuues i përkushtuar i NATO-s, duke qëndruar me krenari krah aleatëve të saj, për të mbështetur paqen dhe vlerat tona të përbashkëta”, shkruan Hasani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese