Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shpresë për heqjen e “non gratës” të Berishës? Këlliçi ndan foton me Kryeprokurorin e ri të SHBA: Do kthejë pavarësinë e DASH

Shkruar nga Newsbomb
Shpresë për heqjen e “non gratës” të
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Matt Gaetz dhe Belind Këlliçi

Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka ndarë një fotografi me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA, Matt Gaetz i cili u emërua nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale se “Gaetz si Prokuror i Përgjithshëm, jep garanci të plotë për suksesin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë në SHBA”.

Ndërkohë, Trump teksa teksa njoftoi emërimin e Kryeprokurorit të SHBA u shpreh se Gaetz ka disa detyra të rëndësishme si të mbrojë kufijtë, të luftojë organizatat kriminale dhe të rikthejë besimin e amerikanëve te Departamenti i Drejtësisë.

Postimi:

Emërimi i Matt Gaetz si Attorney General, jep garanci të plotë për suksesin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë në SHBA. Presidenti Trump, mbrëmë emëroi Kongresmenin e Floridës Matt Gaetz si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA.

Presidenti u shpreh se: “Pak çështje në Amerikë janë më të rëndësishme se ndalimi i përdorimit të armëve politike në sistemin tonë të drejtësisë.

Matt do ta ndalë qeverinë e përdorur si armë, do të mbrojë kufijtë tanë, do të shpërbëjë organizatat kriminale dhe do të rikthejë besimin e shkatërruar thellë të amerikanëve në Departamentin e Drejtësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed