Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shpenzimet për përgatitjen e zgjedhjeve, qeveria i jep mbi 20 milionë lekë KQZ-së

Shkruar nga Newsbomb
Shpenzimet për përgatitjen e zgjedhjeve, qeveria i jep mbi 20
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë vendimin për t’i shtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një fond prej 20 900 000 (njëzet milionë e nëntëqindmijë) lekësh, me qëllim për të mbuluar shpenzimet për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Këshilli i Ministrave vendosi ditën e sotme miratimin e këtij fondi i cili do të mbulojë shpenzimet përgatitore që i paraprinë zgjedhjeve të ardhshme.

Në vendim thuhet se efekti financiar, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2024.

“Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, në programin 01610 “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 20 900 000 (njëzet milionë e nëntëqindmijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve përgatitore, që i paraprijnë zgjedhjeve për Kuvendin, të vitit 2025”, thuhet në vendim.

Vendimi i plotë:

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2024, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, në programin 01610 “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 20 900 000 (njëzet milionë e nëntëqindmijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve përgatitore, që i paraprijnë zgjedhjeve për Kuvendin, të vitit 2025.

Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2024.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese