Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shpendët "hyjnë" në politikë, Rama dhe Berisha krahasojnë njëri-tjetrin me kafshë të rralla

Shkruar nga Newsbomb
Shpendët "hyjnë" në politikë, Rama dhe Berisha
FotoArkive: Sali Berisha dhe Edi Rama

Nga foltorja e kuvendit, lideri i Partisë Demokratike i është përgjigjur komentit fyes që kryeministri Edi Rama, teksa e krahasonte me bufin e kënetës.

Berisha kritikoi ashpër Ramën, teksa thotë se ky i fundit ka lëshuar një gjuhë shtazësh, shpendësh e kafshësh.
Po ashtu ai lexoi edhe një mesazh nga një qytetar dixhital, ku thuhej: Doktor thuju socialistëve të lexojmë pak për një shpend sqep këpucë, se atëherë do kuptojnë se çfarë po bën Edi Rama me ta.

“Ju e keni parë që Edi Rama është lëshuar në gjuhë shtazësh, shpendësh, kafshësh, unë gojën time nuk e çoj aty. Me tha një qytetar, më dërgoi një mesazh dixhital dhe një fotografi, me thotë: “Doktor thuju socialistëve të lexojmë pak për një shpend sqep këpucë, se atëherë do kuptojnë se çfarë po bën Edi Rama me ta”. Unë nuk e di se çfarë është ky shpend, hyni e Google shikojeni për çfarë është,” tha Berisha në kuvend.

Çfarë është shpendi “sqep këpucë”?

“Sqep Këpuca” është shpend i cili është klasifikuar si lejlek por më pas si pelikan, ka qenë në në qendër të hulumtimeve të shkencëtarëve që shohin tek ai ngjashmërinë e madhe me dinosaurët prehistorikë. Ky shpend ka një ngjashmëri me mbetjet fosile të gjetura në cepa të ndryshme të botës.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berisha, pas deklaratës së tij se opozita do të shkrijë SPAK-un nëse vjen në pushtet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një video të një bufi, ku shfaqet mbishkrimi: “Do ta shkrijë SPAK-un”, duke ironizuar deklaratën e Berishës. Në të njëjtin postim, ai ka shkruar të gërmëzuar “Noc Rrokun”, shoqëruar me disa ikona.

Më herët, kryeministri u shpreh se Partia Demokratike nuk do ta ketë mundësinë të ndërhyjë në SPAK, pasi nuk do të marrë votat e nevojshme në zgjedhjet e 11 majit. Ai nënvizoi se drejtësia duhet të vijojë punën e saj e pavarur, ndërsa shtoi se ka ardhur koha të ngrihet zëri për standardet demokratike të proceseve.

DEKLARATA E PLOTË BERISHËS:

Mbështetja për SPAK ka rënë përtokë në SHBA! Një institucion i tillë nuk duhet të ekzistojë

Tani, së pari unë nuk bëj denoncime pa fakte.

Dhe unë mbledh fakte, ua kam thënë dhe po ua them këtu, disa vite më parë, unë po shqyrtoja, si ka mundësi që vriteshin njerëzit dhe nuk arrestohej njeri.

Duke shqyrtuar këtë gjë, gjeta se ata rekrutonin policinë, prokurorinë dhe gjykatën, prishnin çdo provë dhe ata nuk dënoheshin.

Kjo është e vërteta.

Ata del se këta kishin policë, prokurorë, gjykatës dhe dikë sipër që ishte Taulanti.

A doli para jush Alfred Shehu dhe tha se në veturën e Mehmet Grecës nuk kishte asnjë material elektoral, ndërkohë që vetura e tij e trafikantit me 50 kg kokainë në Londër, ishte plot me materiale zgjedhore dhe plot me euro.

Vetëm ata që janë si Mehmet Greca mund të lartësojnë Alfred Shehun në prokurori.

Kush e ekzoneroi Pajtime Fetahun? Cili prokuror? A është këtu ajo tani?

Kët janë gjëra që sigurisht janë ditur, por janë vendosur që të gjitha nga Edi Rama, Taulant Balla dhe janë në mbrojtje të krimeve të tyre…

…Të njëjtin fat me bandat do kenë prokurorët që janë të lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë.

Unë ndjej keqardhje se rrëmbeheni nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht.

Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit.

Që në momentin që ky kontrollon telefonat e gjykatësve speciale, ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hitleri nuk e kanë pasur ndryshe.

Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjet? Merr fund që këtu.

Dhe ju, njerëz të medieve, duhet ta denonconi këtë në mënyrën më të fuqishme.

Ekziston një akt i tillë… prandaj u thotë ju ai afërmendsh. Aty pati një shpërthim sinqeriteti Altini. Afërmendsh gjykatësi vendos atë që i themi ne.

Fatmirësisht mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale, atje ku i iniciua, atje ka rënë përtokë.

Por ne e luftuam edhe në atë kohë kur ata e mbështesnin gjer në qiell.

Mos harroni këtu kur Antoni Blinken vinte dhe takonte Altin Dumanin për të falënderuar se kishte arrestuar Sali Berishën.

Tani Antoni Blinken nuk hyn dot më në ndërtesat qeveritare të vendit të tij sepse ishte një Edi Ramë në Uashington.

PËRGJIGJA E RAMËS

Tani vijmë tek përgjegjësia. Mësoje nga unë se jeta është e gjatë dhe mund te të duhet. Edhe ne një familje, lere pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet te tere, përgjegjësia e shkeljes se ligjit nuk është dot kolektive, është vetëm individuale.

Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vete qeveria, mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga anëtarët e tyre shkelin ligjin. Deri para se te behej Reforma ne Drejtësi, reagimi ishte marrja në mbrojtje dhe pengimi me çdo mjet i drejtësisë dhe linçim publik i njerëzve të drejtësisë. Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballe nesh, me përbetimin publik se ne 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrire fare SPAK-un. Natyrisht, s’kanë për të marrë votën dhe SPAKU-t s’kanë çfarë i bëjnë fare.

Nga ana tjetër, ne mbetemi te palëkundur ne mbështetje të drejtësisë së re dhe reagimi ynë është drejtësia te bëjë punën e vet ne pavarësi të plote dhe ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin e vet konkret, por ama tani ka ardhur koha të ngremë zërin për standardet demokratike te proceseve.

Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit. Për herë të parë në histori, ndërsa drejtësia europiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk mundet kurrsesi të kthehet në asnjë rast në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave te çdo individi. Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd që hetohet e gjykohet, po kurrsesi nuk duhet të poshtërohet në pazar e të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë nëpër kanalet e lumit mediatik dhe politik me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve të drejtësisë.

Historia na i mëson të gjitha, mjafton të duam të mësojmë historinë.

Dhe unë të ftoj të bësh atë që bëj unë, të mësosh historinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese