Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shkon në SPAK “besniku” i Ilir Metës, ish-deputeti para prokurorëve

Shkruar nga Newsbomb
Shkon në SPAK “besniku” i Ilir Metës, ish-deputeti para
Fotoarkiv/ Ralf Gjoni dhe Ilir Meta

Ish-deputeti Ralf Gjoni është paraqitur paraditen e kësaj të hëne pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ende nuk dihet arsyeja pse ish-këshilltari i Metës është thirrur në SPAK, ndërsa ka mbërritur i vetëm në godinën e organit të hetimit.

Kujtojmë se në vitin 2019 Gjoni u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka qenë i 11-ti në listën e LSI-së në Qarkun e Tiranës, ndërkohë që pas dorëheqjes së deputetëve të LSI-së kërkoi të përfitojë mandatin e deputetit.

Shkon në SPAK “besniku” i Ilir Metës, ish-deputeti para
Momenti kur Ralg Gjoni shkon ne ambientet e SPAK

Ralf Gjoni para se të bashkohej me Metën ka qenë një ndër drejtuesit e organizatës “Mjaft”. Në zgjedhjet e vitit 2009 ai u bë zëdhënësi i fushatës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, tani PL, e cila drejtohej nga Ilir Meta.

Që nga vitit 2012 ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të LSI-së, ndërkohë ka mbajtur dhe postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në këtë forcë politike.

Theksojmë se përgjatë ditëve të fundit, Ilir Meta ka shtuar sulmet ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese