Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shkoi për inspektim në kampin e refugjatëve në Shëngjin, deputeti italian has në pengesa për të marrë leje

Shkruar nga Newsbomb
Shkoi për inspektim në kampin e refugjatëve në
Pamje nga kantieri i ndërtimit për kampin e refugjatëve në Shëngjin

Deputeti i Partisë së të Gjelbërve në Itali, Angelo Bonelli ka hasur në vështirësi për të inspektuar qendrën e emigrantëve gjatë vizitës së tij në kantierin e ndërtimit në Shëngjin.

Bonell ka ardhur në Shqipëri për të kryer një inspektim në qendrën pritëse për emigrantët të ngritur së fundmi pas  marrëveshjes së nënshkruar midis kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Georgia Meloni, por atij nuk i është lejuar që të hyjë aq lehtësisht për arsye të disa procedurave formale.

Sipas korrespondentes, Alessandra Ziniti të medias italiane La Repubblica, deputeteti i është ndaluar hyrja në fillim nga inxhinierët ushtarakë, të cilët po punojnë për ndërtimin e kësaj qendre se territori menaxhohet nga pala shqiptare dhe për t’a vizituar duhet të marrë leje nga autoritet në Shqipëri.

Ndërkohë, në kahun tjetër, drejtori i portit të Shëngjinit ka deklaruar të kundërtën e kësaj, duke thënë se qendra manaxhohet nga pala italiane, nisur edhe nga dokumenti i publikuar në fletoren zyrtare.

Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, i cili ka deklaruar se deri në ndërtimin e plotë, territori ku po ngrihet qendra menaxhohet nga pala italiane.

Ndërkohë, media italiane vijon më tej në shkrimin e saj duke thënë se vështirësitë për Bonell për marrjen e lejes për të vizituar qendrën e emigrantëve në Shëngjin vazhduan edhe më lart, pasi atij i’u refuzua auorizimi edhe nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare.

Megjithatë, deputeti italian ka mundur që të realizojë inspektimin në këtë qendër përkundër të gjitha peripecive me të cilat ai është përballur, ndërsa bëhet e ditur se ai është shoqëruar nga ambasadori italian Fabrizio Bucci, i cili ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar gjatë kësaj vizite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese