Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Shkoi në SPAK pa avokat", Klodiana Lala zbulon pse po hetohet Benet Beci: Janë thirrur edhe bashkëpunëtorët e tij

Shkruar nga Newsbomb
"Shkoi në SPAK pa avokat", Klodiana Lala zbulon pse po hetohet
Benet Beci në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë disa detaje lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme po zhvillon ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ajo shpjegoi se hetimi ka nisur pasi u sekuestrua telefoni i bashkëshortes së ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, ku u gjetën komunikime që lidhen me Becin, për shkak të pozicionit të saj në KESH. Sipas Lalës, Beci po hetohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, me fokus tek roli i tij si ish-drejtor i KESH.

Sipas saj, hetimi u zhvillua në mënyrë interesante, pasi Beci u thirr të premten në SPAK për t'u pyetur, por u largua shpejt pasi nuk kishte avokat.

“Benet Beci është person nën hetim zyrtarisht nga SPAK. Po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre. Nuk po hetohet si kryetar bashkie i Shkodrës, por si drejtues i KESH, kur ka qenë drejtor i KESH vite më parë. Është interesant mënyra si ka nisur hetimi. Është pyetur të premten, nuk qëndroi gjatë sepse nuk kishte avokat, më pas ka zgjedhur avokat.

Detaj interesant është që SPAK, ka hetuar ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor shqiptar, Evis Berberi. Në shtëpinë e zotit Berberi ishte bërë kontroll. Prokurorët kanë sekuestruar edhe celularin e bashkëshortes, që ka qenë zyrtare e lartë në KESH. Janë zbuluar mesazhe jo vetëm me zotin Beci, por edhe zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Infrastrukturës. Pasi janë mbledhur kontrata dhe dokumentacion, prokurorët kanë konkluduar se zoti Beci duhet të jetë person nën hetim. Nga informacionet që kam arritur të marr, janë thirrur edhe bashkëpunëtorë të zotit Beci. Kjo është panorama që ka të bëjë me hetimin deri tani. Mbetet për t’u parë. Zoti Beci nuk ka dhënë dorëheqje”, tha Lala.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese