Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka publikuar disa foto nga mbrëmja në rrugën Gjuhadoli, ku duket se qytetarët vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme.
Përmes këtij veprimi, Beci ka tentuar të japë mesazhin se Shkodra është ende aktive dhe se qytetarët nuk po ndihen të kërcënuar nga përplasjet e dhunshme mes bandave kriminale.
Megjithatë, fakti që Beci u pa duke hyrë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 1 nëntor ka ngritur pikëpyetje të shumta. Kryebashkiaku nuk bëri asnjë koment për mediat, duke lënë vend për spekulime mbi arsyet e thirrjes së tij. Detajet e kësaj vizite pritet të zbardhen në vijim, ndërsa Beci u pa duke dalë nga SPAK me një buzëqeshje të ngrirë.
Shkodra po përjeton një situatë të vështirë, që pas atentaatit në lagjen Dobraç, ku humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët u përplasën me çiftin e moshuar Bashkimi dhe Flutura Basha, ka tronditur qytetin. Flutura Basha ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet ende në gjendje kritike në spital. Nga përplasja me armë, Hamza Lici humbi jetën në vend, ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital, si pasojë e një plumbi në kokë. Shkak mendohet të jenë konfliktet e hershme mes dy grupeve kriminale të njohura në Shkodër, Bajrat dhe Licët.
View this post on Instagram