Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shkodra nën pushtetin e dhunës, Benet Beci paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Shkodra nën pushtetin e dhunës, Benet Beci paraqitet në SPAK
Benet Beci në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është parë këtë pasdite duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja se Beci është thirrur në SPAK, por priten që detajet të zbardhën në vijim. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët ai ka thënë shkurt: “Ja ta shikojmë”. 

Kjo "vizitë" e Becit në SPAK përkon në një kohë kur Shkodra po përjeton momente frike dhe terrori pas atentatit me 3 të vrarë në lagjen Dobraç.

Gjatë përplasjes, makina tip Benz ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati humbi kontrollin dhe u përplasën me një çift të moshuar. Flutura Basha humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkimi vazhdon të luftojë për jetën në spital.

Hamza Lici mbeti i vdekur në vend nga plumbat, ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më pas në spital, pas një plumbi në kokë. Bushati, djali i ish-kandidatit për deputet Xhemal Bushati, kishte denoncuar më herët një tentativë për atentat ndaj tij, por policia heshti. Hetimet vijojnë, ndërsa dyshohet se përplasja lidhet me konflikte të hershme mes grupeve fakeqe në Shkodër, Bajrat dhe Licët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese