Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shkodra kujton 2 Prillin, Benet Beci vendos kurorë me lule te Memoriali i Dëshmorëve të Demokracisë

Shkruar nga Newsbomb

Shkodra kujton 2 Prillin, Benet Beci vendos kurorë me lule te Memoriali i

Në Shkodër ditën e sotme është përkujtuar dy prilli i vitit 1991, u mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Plotikanë të PS dhe PD, kanë zhvilluar sot homazhe në Shkodër. Po ashtu krey i bashkisë, Benet Beci ka ndarë disi pamje në rrjetet sociale, ku shihet teksa së bashku me bashkëshorten kanë vendosur kurora në Memoralin kushtuar Dëshmorëve të  Demokracisë.

“2 prilli 1991 ishte dita që u tregoi të gjithëve që totalitarizmi nuk largohet vetë, atë e mposhtin njerëzit. Shkodra ia dëshmoi këtë gjithë Shqipërisë, fatkeqësisht edhe me jetën e katër bijve të saj. Në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë, shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak e drejtues në institucionin tonë vendosëm sot kurora në Memoralin kushtuar  Dëshmorëve të  Demokracisë, si dhe patëm nderin të prisnim në zyrën time familjen Bishanaku.

Mirënjohje e respekt për katër dëshmorët, familjarët e tyre dhe gjithë nxënësit, studentët e qytetarët që nga Shkodra nisën rrugën e lirisë”, shkruan Beci në postimin e tij.

Çfarë ndodhi më 2 prill të 1991-shit

Mëngjesi i 2 prillit 1991 në Shkodër do të ishte një tragjedi, pasi u vranë katër djem dhe u plagosën rreth 58 të tjerë në atë shesh që sot mban emrin “2 Prilli”.

Pas një shtypjeje 46-vjeçare, ndoshta më të egër sesa në çdo qytet tjetër, Shkodra ishte kundërpërgjigjur në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 duke i dhënë fitoren Partisë Demokratike, por rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve, la në pushtet Partinë e Punës. Të revoltuar për mungesën e një ndryshimi, dolën për të protestuar si rrallë ndonjëherë.

Qindra qytetarë u grumbulluan para godinës së Komitetit të Partisë të rrethit. Disa qytetarë madje të revoltuar hynë në ndërtesën që kish sunduar qytetin për vite me radhë, duke grisur, hedhur djegur dhe shkelur shkresat që gjenin.

Vetëm 15 minuta pas nisjes së protestës, në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku. Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, një figurë e njohur e lëvizjes studentore. Ndërkohë rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka.

Janë katër vrasje, që edhe pse sollën burgosjen e disa krerëve të Partisë së Punës, Degës dhe Policisë së Shkodrës, nuk u zbardhën kurrë. Të pesë të burgosurit, Xhemal Dymylja, ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës në Shkodër, Çapajev Taçi, ish-kryetari i Degës së Brendshme në Shkodër, Hajredin Shyti, ish-zv/ministër i Brendshëm, Dilaver Papare, ish-shefi i policisë në Shkodër dhe Gjek Çelaj, ish zv/shefi i policisë së Shkodrës u liruan me amnistinë e vitit 1997.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese