Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO dërgon për gjykim deputetin Plarent Ndreca dhe 15 të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO dërgon për gjykim
Plarent Ndreca

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj deputetit socialist Plarent Ndreca, për akuzat e shkeljes së barazisë në tendera. Bashkë me Ndrecën, në dosje janë edhe 15 persona të tjerë, kryesisht zyrtarë apo ish-zyrtarë të Komisionit të Ofertave. 

Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera pasi akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ndreca dhe zyrtarët e tjerë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkimin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese