
Foto nga seanca
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 10 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili shkaktoi kaos dhe zhurmë në seancën e së enjtes.
Është dhënë masë disiplinore vetëm për Flamur Noka, ndërsa Partia Socialiste kërkoi masë dhe kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, për Edi Palokën, Ervin Salianjin dhe Luan Baçin.
Por masë është marrë vetëm për Nokën. Kujtojmë që kërkesë e PS erdhi pasi seanca plenare e së enjtes u zhvillua mes kaosit dhe zhurmës, ku deputetët e opozitës bllokuan disa herë foltoren, duke bërë që seanca të ndërpritej disa herë radhazi.
Sondazh
Poll