Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shfaqja e Parashqevi Simakut në SHBA, kryebashkiaku i Kavajës: Ajo është bija e qytetit dhe ne kemi detyrë ta mbështesim

Shkruar nga Newsbomb
Shfaqja e Parashqevi Simakut në SHBA, kryebashkiaku i Kavajës: Ajo
Ilustrim: Fisnik Qosja dhe Parashqevi Simaku (arkive)

Fisnik Qosja, kryebashiaku demokrat i Kavajës, ka ndarë një mesazh për artisten e madhe shqiptare Parashqevi Simaku, pas një video të shfaqur në mediat amerikane këtë javë dhe e bërë publike në Shqipëri orët e fundit.

Fillimisht, të gjithë nisën të pyesnin nëse zonja që jetonte me ndihma komunitare në SHBA ishte vërtet Parashqevi Simaku, apo ishte thjesht ngjashmëria. Ajo u prezantua me emër amerikan, por mbiemrin Simaku dhe ata që e kishin njohur dikur, thanë me bindje se zonja në video ishte artistja e madhe kavajse Parashqevi Simaku.

Kryebashkiaku Fisnik Qosja ka lajmëruar publikisht se Bashkia Kavajë, Këshilli Bashkiak dhe i gjithë komuniteti kavajas, ka mundësinë dhe detyrën ta mbështesë siç i takon një artiste të madhe si Parashqevi Simaku, si dhe të tregojë mirënjohjen më të thellë për gjithë çfarë na ka dhuruar përgjatë viteve!

"Parashqevi Simaku, është vajza nga Kavaja që me zërin e saj të artë ndriçonte kombin shqiptar në momentet e veta më të zymta! Ajo është një ikonë dhe një krenari e Kavajës", shkruan kryebashkiaku Fisnik Qosja.

Ai thekson se Kavaja është shtëpia e saj dhe qyteti do ta presë gjithmonë siç i takon një ikone të ndritur si ajo!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese