
Debati mes Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt në emisionin e Grida Dumës në Top Channel u shoqërua me akuza të rënda dhe tensione të forta.
Shehaj e akuzoi avokatin për përfshirje me kompani të sekuestruara nga SPAK dhe për ndërhyrje në një çështje pronësie në bregdet, ndërsa Lapaj i mohoi kategorikisht këto akuza, duke kërcënuar me padi. Lapaj jo vetëm që e mohoi akuzën, por deklaroi me ton të lartë që sipas tij është avokati më i mirë që ka Shqipëria.
"Unë nuk mbaj përgjegjësi për vjehrrin tim, por për punën time si avokat. Unë o e bëj falas, o e bëj shtrenjtë! Jam avokati më i mirë i Shqipërisë!", tha ai me bindje, duke shkaktuar edhe të qeshura në studio.
Nga ana Shehaj nuk u tërhoq nga pretendimet e tij, duke thënë se Lapaj nuk mund të kandidojë për shkak të lidhjeve të tij të vërtetuara me krimin.
Pjesë nga debati:
Adriatik Lapaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi për atë çka ka bërë vjehërri im. Unë për këtë do të shkojë në gjykatë. Unë përgjegjësi mbaj vetëm për vajzën time derisa të mbushë 18 vjeç. Unë kam përfaqësuar një çështje korrekte. Unë o e bëj falas o e bëj shtrenjtë. Unë jam një ndër avokatët më të mira në Shqipëri. Më jep kamerën...
Agron Shehaj: Ça thua, shko e dil në Facebook.
Adriatik Lapaj: Nuk ka bir nëne të merret me mua. Se nuk ta ka borxh asnjë nga fëmilja ime. Për këtë do përballemi në gjykatë.
Agron Shehaj: Të gjithë ata që kanë dal bllof në skandale kanë dalë nëpër studio dhe kanë thënë të njëjtat gjëra që ke thënë ti. Askush nuk ka kërkuar ndjesë, por ka mohuar faktet. Ti kur ke pasur marrëveshje me krimin, nuk mund të kandidosh, sepse nuk je i besueshëm. Të korruptuar ka pafund, si të të votojnë kur je përfshirë me krimin. Ti pretendon se ata zotërinjë e kanë marrë pronën sepse u takonte, ky është i vetmi rast që sipas Adriatikut është i drejtë.
Adriatik Lapaj: Ti njëherë sqaro njëherë si ke hyrë në politikë…