
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë fjalës në Kuvend foli lidhur me skandalin që përfshiu disa mjekë tek Onkologjiku.
Sipas Shehajt, ilaçet e të sëmurëve i ka vjedhur qeveria në pushtet dhe sjell në kujtesë disa skandale të tjera si Check Up apo Sterilizimi.
“Ne thelb, ilacet e te semureve i keni vjedhur ju. I vjedh qeveria juaj. Çdo ditë dëgjojmë se si vidhet, në çdo fushë dhe nivel të administratës dhe qeverisë. Vjedh kryeministri nëpërmjet kompanive Offshore. Vjedh zv.kryeministri që sot është në arrati. vjedhin ministrat, vjedhin deputetët, vjedh kryebashkiaku i Tiranes dhe drejtorat, vjedhin zëvendësministra.
Te gjithe vjedhin sa munden dhe ku munden. Dhe vjedhin edhe mjekët. Është e neveritshme kur zbulojmë që mjekët vjedhin ilaçet e të sëmurëve me tumor, por në thelb ato ilaçe nuk i kanë vjedhur vetëm ata. Në thelb ilaçet e te sëmurëve i keni vjedhur ju, ato para janë në xhepat tuaj,
Ju ftoj të fusni dorën në xhep dhe do gjeni paratë e ilaçeve të vjedhur, të pajisjeve mjeksore qe nuk funksionojnë, të pronave që ju keni vjedhur qytetarëve, të tenderave të korruptuar, 100mln euro të Check-up it, 100mln e sterilizimit, etj
Çfarë mendoni se njerezit nuk e dine? Nuk ju shohin? Nuk ju neverisin?” – u shpreh Shehaj.
Sipas deputetit ajo ç’ka ndodh tek Onkologjiku, ndodh në çdo institution të administratës.
“Cfare ka ndodhur tek Onkologjiku, ndodh ne cdo institution te administrates dhe qeverise. Vjedhin te gjithe. Sepse kane nje qellim. Te pasurohen vete dhe te mbajne pushtetin.” – tha Shehaj.