Hapësire reklamuese


Politikë

Shehaj i përgjigjet akuzave të Nokës: S'ke punuar një ditë, e ke makinën më të shtrenjtë se unë

Shkruar nga Newsbomb
Shehaj i përgjigjet akuzave të Nokës: S'ke punuar një
Agron Shehaj dhe Flamur Noka

Kreu i Partisë "Mundësia", Agron Shehaj, gjatë një takimi me qytetarët i është përgjigjur akuzave të deputetit të PD, Flamur Noka, i cili deklaroi se vëllai i tij merr tendera nga qeveria. Agron Shehaj shprehet se Flamur Noka është pasuruar në politikë në kurriz të qytetarëve.

Shehaj deklaroi se Flamur Noka ka frikë nga ndryshimi ndërsa theksoi se Sekretari i Përgjithshëm i PD i cili nuk ka punuar një ditë, e ka makinën më të shtrenjtë se vetë kreu i “Mundësisë”.

"E kuptoni që Flamur Noka e ka makinën më të shtrenjtë se makina që kam unë? Imagjinoni Flamuri s’ka punuar një ditë në jetën e vet, makinën e kanë më të shtrenjtë se e imja. Ky është modeli i tyre. Ia kanë dalë duke shfrytëzuar shtetin, duke u pasuruar me paratë tona.

Ky është problem që ata kanë me ne. Ne dallojmë si nata me ditën me ata, dhe këto zgjedhje do jenë historike se për herë të parë një forcë politike e re pa mbështetjen e asnjë force të vjetër politike do hyjë në parlament me një numër deputetësh që do bëjë diferencën në Parlament."-tha Shehaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese