Hapësire reklamuese

Politikë

“SHBA do pezullojë fondet për SPAK”! Demokratja: Ky është një nga urdhrat e Trump!

Shkruar nga Newsbomb
“SHBA do pezullojë fondet për SPAK”! Demokratja: Ky
Donald Trump-SPAK

Demokratja Edith Harxhi është shprehur se një nga urdhrat ekzekutiv të firmosur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është pezullimi i fondeve për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një intervistë të dhënë për Mirela Milorin në Euronews Albania, Harxhi tha se sipas saj projektuesi i reformës në drejtësi është George Soros dhe zbatuesit kanë qenë Donald Lu dhe Yuri Kim.

Ndër të tjera ajo theksoi se të gjitha projektet e SHBA-së në Shqipëri do të mbeten pezull për 90 ditë derisa të vetohen nga administrata e re me presidenti Trumpin.

“Një nga urdhrat ekzekutivë të firmosur nga presidenti Trump është pezullimi i menjëhershëm i të gjitha fondeve dhe projekteve të SHBA-ve në vende të tjera të botës. Këtu përfshihet asistenca teknike që është dhënë për SPAK, për reformën në drejtësi në Shqipëri, për BKH, të gjitha projektet e USAID-it, të gjitha projektet e Ambasadës Amerikane. Të gjitha këto projekte janë pezull, do jenë pezull për 90 ditë derisa të vetohen nga administrata e re”, tha demokratja ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e saj:

Unë nuk mendoj se projektuesi i reformës në drejtësi është Donald Lu, projektuesi i reformës në drejtësi është George Sorros sepse ajo ka lindur në zyrat e Open Society Foundation në vitin 2014, kur është hedhur për herë të parë ideja e një reforme në drejtësi. Zbatuesit janë absolutisht Donald Lu dhe Yuri Kim. Ata janë zbatues korrekt të projektit të përgatitur nga fondacioni Sorros në Shqipëri.

Por çfarë do të ndodh me reformën në drejtësi? Kjo është një drejtësi e kapur. Ka disa muaj që flitet për një urdhër arresti për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe nuk zbatohet urdhri.

Një nga urdhrat ekzekutivë të firmosur nga presidenti Trump është pezullimi i menjëhershëm i të gjitha fondeve dhe projekteve të SHBA-ve në vende të tjera të botës. Këtu përfshihet asistenca teknike që është dhënë për SPAK, për reformën në drejtësi në Shqipëri, për BKH, të gjitha projektet e  USAID-it, të gjitha projektet e Ambasadës Amerikane. Të gjitha këto projekte janë pezull, do jenë pezull për 90 ditë derisa të vetohen nga administrata e re.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese