Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

 Sërish probleme me drejtësinë?! Fatos Tushe paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb

 Sërish probleme me drejtësinë?! Fatos Tushe paraqitet

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është paraqitur sot në SPAK. Ai është parë në ambintetet e Prokurorisë së Posaçme krah avokatit të tij. 

Vetëm pak kohë më parë, Tushe përfundoi dënimin për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Tushe është thirrur një hetim tjetër të nisur ndaj tij, pasi janë gjetur prona të fshehura në emër të personave të tjerë. 

"U thirra në lidhje me mosdeklarim të një pasurie që do të bëhet me dije në vijim." Kështu deklaroi vetë Tushe në një komunikim të shkurtër me gazetarët. 

 Sërish probleme me drejtësinë?! Fatos Tushe paraqitet
Fatos Tushe në SPAK

Kujtojmë se Gjykata Speciale e dënoi me tre vite e gjashtë muaj heqje lirie, pasi u shpall fajtor me akuzën e shpërdorimit të detyrës për një tender 24 milionë lekësh për rehabilitimin e një kanali vaditës në fshatin Bishqethm të Lushnjes.

SPAK kërkoi dënimin me 5 vite burg, por ish-kryebashkiaku socialist përfitoi uljen e dënimit në masën 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjithashtu GJKKO i ka hequr atij të drejtën për mbajtjen e posteve publike për pesë vite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese